Vjosa N’Fest – Edicioni i katërt po vjen!

VJOSA N'FEST 2022

Vjosa N’Fest është një festival unik, i konceptuar dhe organizuar nga Tirana Ekspres, një organizatë që prej 13 vitesh kontribuon në zhvillimin e projekteve të rëndësishme në fushën e artit, kulturës dhe angazhimit qytetar në Shqipëri. Me dëshirën për të promovuar dhe mbrojtur një nga thesaret natyrore më të rralla të vendit tonë, lumin Vjosë, lindi ideja për këtë festival që i kushtohet bukurisë dhe rëndësisë së saj.

Edicioni i parë i Vjosa N’Fest u zhvillua me shumë sukses në datat 27, 28 dhe 29 maj, duke sjellë për tre ditë me radhë , 2500 vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. Në qendër të këtij festivali ishte lumi Vjosë, i cili u kthye në protagonistin absolut të aktiviteteve, duke u promovuar si një pasuri natyrore që duhet mbrojtur dhe vlerësuar.

Aktivitetet që u zhvilluan

Festivali ofroi një program të pasur dhe të larmishëm aktivitetesh për të gjitha moshat dhe shijet, ku përveç ciklizmit, jeep tour, garave me motorra, trekking dhe hapsirave për fëmijët, vizitorët patën mundësinë të shijonin edhe mbrëmje të mbushura me muzikë folk dhe muzikë elektronike nga artistë të njohur vendas dhe të huaj. Tingujt e traditës shqiptare dhe ritmet moderne u ndërthurën mes natyrës së egër të Vjosës, duke krijuar një atmosferë magjike dhe të paharrueshme.

Vjosa N’Fest nuk ishte thjesht një event festiv, por një nismë ndërgjegjësuese që solli në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së lumenjve të egër dhe natyrës së pacënuar. Ky edicion i parë shënoi fillimin e një tradite që synon të vijojë çdo vit, duke promovuar më tej lumin Vjosë si një destinacion të çmuar për turizmin natyror, sportiv dhe kulturor në Shqipëri.

pak nga aktivitetet