Vjosa N’Fest – Edicioni i katërt po vjen!

AKTIVITETET

Argëtim, lojëra dhe magji për më të vegjlit!

Këtë vit, fëmijët kanë një hapësirë të dedikuar vetëm për ta, plot ngjyra dhe gëzim.

Ejani të festojmë së bashku me:

* Shfaqje magjepsëse nga Cirku Kombëtar
* Lojëra dhe aktivitete argëtuese për të gjitha moshat
* ⁠Muzikë dhe shumë surpriza

Mos e humbisni! Vjosa N’Fest sjell gëzimin e fëmijërisë në zemër të Memaliajt!

Kinema në Ambient të Hapur – Mbrëmje filmash nën qiellin e Vjosës
Shijo magjinë e kinemasë nën yje buzë lumit Vjosë!
Një përvojë unike ku natyra bashkohet me artin, duke ofruar netë të paharrueshme me filma të zgjedhur për të gjitha moshat.
Aventurë ujore për të apasionuarit
Rafting nga Sancho Farm përgjatë lumit të egër e të bukur të Vjosës,
më 23 dhe 24 maj, nga ora 08:00 deri në 15:00. Uji, adrenalina dhe natyra – gjithçka në një eksperiencë të paharrueshme.

Paintball në Sancho Farm
Adrenalinë në grup! Paintball nga ora 08:00 deri në 17:00.
Minimumi 6 pjesëmarrës.
Bëhu gati për aksion në natyrë!

Ke një sy për bukuritë natyrore?
E do kulturën, njerëzit dhe jetën e përditshme pranë Vjosës?

Fikso momentin dhe bëhu pjesë e konkursit tonë fotografik!

Kategoritë:
* Magjia e Natyrës
* Portret i Komunitetit
* Kujtime & Trashëgimi

Afati i fundit për dorëzim: 21 Maj 2025

Trashegimi Kulturore

Ekspozita “Albania from Air” – Alket Islami
Shiko Shqipërinë nga një tjetër këndvështrim. Ekspozita ajrore që të lë pa frymë, ekskluzivisht në Memaliaj gjatë festivalit.
Data 23 & 24 Maj

Ora: 12:00 – 13:00

Vendodhja: Sheshi Minatori

Hiking – Ecje në shtigje natyrore

Ky aktivitet është i dobishëm për shëndetin fizik dhe mendor:
përmirëson qëndrueshmërinë, forcon muskujt, zvogëlon stresin dhe rrit ndjenjën e mirëqenies.
Për më tepër, hiking-u ndihmon në lidhjen më të thellë me natyrën dhe ofron mundësi për eksplorim dhe aventurë.

Cirku Kombëtar në Memaliaj
Për herë të parë, trupa e plotë e Cirkut Kombëtar sjell spektakël për të gjitha moshat!
Arti i lëvizjes dhe magjia e skenës, në zemër të jugut.
 Mbrëmje poetike në Memaliaj
Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, me poetë e shkrimtarë vendas në fokus.
Nata që flet me vargje!
23 Maj 17:00 – 18:00
Sheshi Qëndror
Vjosa N’Fest x Qëndra Kombëtare e Leximit dhe Librit
GUIDË KULTURORE: MEMALIAJ
Zbulo historinë dhe shpirtin e një qyteti që ka më shumë për të treguar se sa duket në pamje të parë. 
 23 dhe 24 Maj
Hipizëm në Sancho Farm
Eksploro luginën mbi kalë!
Një orë xhiro në natyrën magjike të Vjosës, nga ora 08:00 deri në 17:00, në datat 23 dhe 24 maj.
Hipizëm për të gjitha moshat!

Prodhime vendase & tradicionale
Qyteti: Memaliaj

Data: 23 & 24 Maj
Ora: 09:00 – 20:00
Vendi: Qendra e qytetit, Memaliaj

Ejani të shijoni traditën, shijen dhe punën artizanale të zemrës së jugut!

NA KONTAKTO

Per çdo pyetje apo rezervim: